Për herë të parë Chrome tejkalon Internet Explorer

Mar 22 2012
0 Shpërndarje
Për herë të parë Chrome tejkalon Internet Explorer

Sipas StatCounter, që analizon tregun e shfletuesve në mbarë botën, Chrome ishte shfletuesi më i përdorur më 18 mars, duke tejkaluar kështu për herë të parë shfletuesin Internet Explorer. Shfletuesi ishte rrëzuar nga maja nga një përdorim i fuqishëm i shfletuesit Chrome në Indi, Rusi dhe Brazil, tha StatCounter.

Por fatkeqësisht për Chrome, kjo ishte një fitore e shkurtër: më 19 mars, Internet Explorer ishte kthyer në majë.

“Derisa është vetëm një ditë, ky është një moment historik,” thuhet nga CEO i StatCounter, Aodhan Cullen, në një deklaratë të bërë gjatë ditës së djeshme. “Nëse Chrome mund të marrë udhëheqjen në luftërat e shfletuesve në një periudhë të gjatë mbetet të shihet, sidoqoftë trendi drejt përdorimit të Chrome në fundjava është e pamohueshme. Në fundjava, kur njerëzit janë të lirë të zgjedhin çfarë shfletuesi duan të përdorin, shumë nga ta janë duke e zgjedhur Chrome si pëlqim ndaj Internet Explorer.”

Gjetjet e arritura nga StatCounter tregojnë që përdorimi i shfletuesve gjatë fundjavave dhe ditëve të tjera të javës është interesante. Kjo tregon që njerëzit mund të jenë duke e përdorur shfletuesin Internet Explorer në makinat e tyre të punës, por kur janë në shtëpi gjatë fundjavave dhe në kompjuterët e tyre, ata janë duke e përdorur shfletuesin Google Chrome./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>