Lajmet

Për herë të parë, iPhone më i shitur se Android

May 18 2012
0 Shpërndarje
Për herë të parë, iPhone më i shitur se Android

Beteja për prezencën në treg mes telefonëve të mençur iPhone dhe telefonëve me sistemin operativ Android po bëher gjithnjë e më e ashpër. Të dhënat e fundit tregojnë që iPhone për herë të parë ka triumfuar ndaj telefonëve Android, edhe pse shumica e kompanive hulumtuese shprehen se Android vazhdon ta mposhtë iPhone-in sa i përket njësive të shitura. Kur të llogarisim edhe iPod Touch – trafiku i Uebit të të cilit ka qenë i qëndrueshëm për një vit – atëherë dallimi midis trafikut të Uebit të iOS dhe Android bëhet shumë i madh.

Lexoni edhe: Android ka mbi 4,000 lloje të ndryshme të sistemit.

Ndërkohë, BlackBerry i Research in Motion ka pësuar rënie, megjithë premtimet agresive dhe tregtimeve nga RIM. Rënie ka pësuar edhe platforma Symbian e Nokias, të cilën platformë Nokia e braktisi më tepër se një vit më parë për të filluar me Windows Phone 7. Seria e smartphone-ëve me Windows Phone 7 të Nokia Lumia doli në tregun e Amerikës Veriore që nga muaji prill, kështuqë është mjaft herët për të konkluduar nëse Nokia mund ta rikthejë praninë e vet të dikurshme në treg, por deri më tani, prania e Windows Phone 7 ka shënuar rritje të dukshme që nga lëshimi i Lumias. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>