Analiza

Për herë të parë numri i përdoruesve të rrjetit 2G pësoi rënie në fund të 2013-ës

Feb 6 2014
0 Shpërndarje
Për herë të parë numri i përdoruesve të rrjetit 2G pësoi rënie në fund të 2013-ës

news20140205-1Ndërkohë që reklama e parë e rrjetit mobile 3G u shfaq për herë të parë në vitin 2001 dhe me teknologjinë 4G LTE që u vu në punë në 2009-ën, të dhënat nga TeleGeography tregojnë që 2G-ja qëndron akoma në pozitën dominuese në të gjithë botën.

Por përdoruesit e rrjetit 2G për herë të parë filluan të binin në fund të 2013-ës me rreth 3%, në 4.8 miliard abonentë, por akoma përbejnë 70% të 6.8 miliard të përdoruesve të rrjeteve mobile në mbarë botën. Gjithsesi, nga viti 2018, Telegeography parashikon se 2G-ja nuk do të jetë më në pozitën dominuese duke rënë në 42% të përdoruesve global.

Migrimi nga 2G në 3G dhe me pas në 4G LTE duket që është në rruge të mirë në mbarë botën, por kjo varion shumë me zona. Kalimi nga teknologjia 2G në Amerikën Veriore është më e përparuar, ku 3G dhe LTE përbëjnë 80% të gjithë përdoruesve nga fundi i 2013-ës dhe mendohet të shkojë në 93% në vitin 2018. Në Evropën Perëndimore, vetëm 50% e përdoruesve kanë kaluar nga 2G në rrjetet 3G dhe LTE në vitin 2013 dhe do shkojë në 86% në 2018-ën.

Adoptimi i 3G-së dhe LTE-së ka qenë shumë i ngadaltë në pjesën tjetër të botës. Në Evropën Lindore, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Amerikën Latine, rrjeti 3G dhe LTE nuk numëron më shumë se 30% përdorues nga fundi i 2013-ës.

Kalimi në 3G dhe LTE në këto zona nuk do të jetë aq i shpejtë sa në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, por do të jetë gradual duke e zvogëluar numrin e përdoruesve 2G në 37% në Evropën Lindore dhe 51% në Lindjen e Mesme. Afrika mbetet i vetmi rajon në botë ku pritet rritje e përdoruesve 2G gjatë viteve 2013 – 2018, madje edhe kjo parashikohet të jetë e ngadaltë.

Ndërkohë që përdoruesit e 2G-së po ulen, një “fikje” masive e rrjeteve 2G duket i largët sidomos në rajone si Afrika dhe Azia që po rriten në këtë drejtim.”, tha Analisti i Telegeography Mark Gibson.

“Rritja si duket tani i përket vetëm 3G-së dhe LTE-së, por 2G-ja do tu shërbejë afërsisht 3.5 miliard përdoruesve nga 8.3 miliard përdorues të rrjeteve mobile në mbarë botën në vitin 2018. (PCWorld Albanian)

Tags >

2G3G
Lajmet e fundit>