Lajmet

Për herë të parë përdoret teknologjia e gjetjes së golit të shënuar në Kupën e Botës

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Për herë të parë përdoret teknologjia e gjetjes së golit të shënuar në Kupën e Botës

67661.3Teknologjia e gjetjes nëse topi ka kaluar vijën e portës është përdorur për herë të parë gjatë të dielës në Kupën e Botës kur Francës i ishte numëruar goli kundër Hondurasit. Golin e parë e shënoi Karim Benzema nga penaltia, kurse rezultatin e dyfishoi goditja nga po i njëjti lojtar drejt portës në minutën 48, gjatë të cilës goditje portieri kishte larguar topin në shpejtësi sa që as që vërehej me sy të lirë që ai e kishte tejkaluar vijën e portës. Portieri në fakt u përpoq që ta largojë topin nga porta, i cili kishte kaluar vijën, por teknologjia tregoi që ishte gol dhe arbitri brazilian Sandro Ricci tregoi për të vazhduar loja nga mesi i fushës.

Franca shënoi edhe njëherë, ku Benzema e vulosi rezultatin përfundimtar të fitores së shtetit të tij 3 me 0. Sidoqoftë, kishte hutime në stadiumin Estadio Beira-Rio kur kompjuteri nxori një fotografi e cila ishte shfaqur në ekranet e stadiumit. Pasi që topi fillimisht e goditi shtyllën, ai nuk u fut brenda portës, kështu që një klip tregonte që nuk kishte gol, përpara se të shfaqeshin pamje që tregonin se topi kishte kaluar vijën e fundit disa sekonda më vonë.

GoalControl, siç shpjegohet nga FIFA, është “i pajisur me 14 kamera të shpejtësisë së lartë të vendosura përgjatë portave, ku shtatë kamera përqendrohen në secilën portë. Pozita e topit në vazhdimësi dhe në mënyrë automatike kapet në 3D dhe indikacioni se a është shënuar një gol menjëherë konfirmohet brenda një sekonde tek një orë që mbahet nga secili nga zyrtarët e ndeshjes.” GoalControl për herë të parë ishte përdorur në Kupën e Botës të Klubeve në dhjetor të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>