Lajmet

Për herë të parë përdorimi i Windows 8 shënon një rritje të konsiderueshme

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Për herë të parë përdorimi i Windows 8 shënon një rritje të konsiderueshme

windows8Të dhënat më të fundit të Net Applications që merret me gjurmimin e përdorimit të sistemeve operative dhe shfletuesve tek pajisjet desktop dhe mobile kanë tregur se gjatë muajit gusht sistemi Windows 8 ka zotëruar 7.4% të trafikut në ueb.

Ky është një përparim i konsiderueshëm krahasuar me prezencën në trafik të muajit të kalura prej 5.4%.

Ndërkohë që përdorimi i sistemit Windows 8 po rritet ndjeshëm është vënë re një ulje në përdorimin e Windows XP nga 37.2% në 33.7%. Përsa i përket versionit Windows 7, Net Applications ka deklaruar se ky sistem vazhdon të ruajë pozicionin kryesor duke zotëruar një pjesë prej 45.6% të trafikut në ueb gjatë muajit gusht.

Ndërkohë versioni paraprak i Windows 8.1 ka shfaqur një ngritje të lehtë krahasuar me muajin korrik duke kaluar nga 0.02% në 0.24%.

Në përgjithësi të dhënat kanë treguar se Windows dominon tregun e sistemeve operative për kompjuterët desktop me 91.2%. Sistemi operativ Mac radhitet i dyti me 7.3% dhe pasohet nga Linux me 1.5%. (PCWorld Albanain)

Net_Applications_August_2013

Lajmet e fundit>