Lajmet

Për herë të parë versioni Jelly Bean i Androidit tejkalon Gingerbread

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Për herë të parë versioni Jelly Bean i Androidit tejkalon Gingerbread

Jelly Bean, që është versioni më i fundit i sistemit operativ Android ka tejkaluar Gingerbread si sistemi kryesues operativ për herë të parë.

Sipas seksionit të Panelit të Zhvilluesve të Androidit, 37.9% e përdoruesve janë duke e përdorur versionin 4.1 dhe 4.2 të Androidit në smartfonët e tyre, ndërsa Gingerbread (2.3) ka rënë në vendin e dytë, me 34.1 për qind. Ice Cream Sandwich (4.0) ka zënë vendin e tretë me 23.3 për qind.

Sa i përket versioneve më pak të popullarizuara të Androidit, Honeycomb (3.2) ka 0.1 për qind, ndërsa Eclair (2.1) dhe Froyo (2.2) kanë 1.4, respektivisht 3.1 për qnid. Donut (1.6), që është versioni më i hershëm i sistemit operativ ka 0.1 për qind.

Gingerbread ka dëshmuar që të jetë një platformë e qëndrueshme. Sipas 9to5Google, muajin e kaluar në raportin nga ky panel thuhej që 2.3 ishte i pranishëm me 36.5 për qind – pjesën më të madhe – të pajisjeve me Android.

Këto statistika konfirmojnë që Android mbetet i fragmentuar, veçanërisht në krahasim me ekosistemin e mbyllur të Apple për iOS. Sidoqoftë, duke e vlerësuar nga trajektorja e saj, Jelly Bean së shpejti mund të eklipsojë të gjitha versionet e tjera.

Të dhënat për raport bazohen në numrin e pajisjeve me Android që vizituan dyqanin Google Play brenda një periudhe prej 14 ditësh që përfundoi të hënën. (PCWorld Albanian)

android Jelly Bean

Tags >

android
Lajmet e fundit>