Lajmet

Për herë të tretë fillon Startup Weekend Prishtina

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Për herë të tretë fillon Startup Weekend Prishtina

Për herë të tretë me radhë, në ambientet e Qendrës për Inovacion në Kosovë – ICK, mbahet konferenca Startup Weekend Prishtina.

Dhjetëra të apasionuar dhe të interesuar për formimin e bizneseve fitimprurëse janë mbledhur në këtë ngjarje, ku patën edhe mundësinë e prezantimit të idesë për biznes.

“Qëllimi i Startup Weekend Prishtina është edukimi i sipërmarrësve”,- tha Çelik Nimani, i cili është njëri nga organizatorët e kësaj ngjarje tre-ditore, duke bërë edhe hapjen e saj.

Përpos të tjerash, ai përmendi që Prishtina tani është anëtare e Global Startup Battle, që paraqet një hap të guximshëm në këtë drejtim. Sipas Nimanit 952 ngjarje të këtij profili janë mbajtur në më shumë se 90 shtete, me mbi 92,000 pjesëmarrës.

Sipas tij, Serbia është prapa Kosovës sa i përket organizimit të një ngjarjeve të tilla dhe se një Startup Weekend në Serbi është planifikuar të mbahet në muajin mars.

Fjalën e mirëseardhjes e mori edhe ambasadori norvegjez në Kosovë Jan Braathu, cili ka çmuar shumë kreativitetin që ka rinia kosovare.

Mendoni pozitivisht, bëjeni Kosovën vend të pozitivitetit”,- tha përveç të tjerash ambasadori.

Gjatë një kohe të shkurtër, ideatorët patën rastin që ta prezantojnë idetë e tyre, duke u munduar që të përshkruajnë se kush janë, çfarë ideje kanë dhe çfarë problemesh dëshirojnë të zgjidhin me biznesin e tyre.

Duhet thënë se qëllimi i Startup Weekend nuk qëndron tek ideja, por tek krijimi i njerëzve që e vlerësojnë punën dhe vlerat profesionale.

Emrat e ekipeve të formuara si dhe çfarë synojnë të bëjnë janë si më poshtë:

Mjeshtri: Portal për pronarët e shtëpive

Xiiik: Lojëra XIK

Agile AD: Portal reklamimi me GPS

CheckmyBus: GPS për lokacionet e autobusëve dhe kohën e mbërritjes.

Tourguide: Udhëzues për aplikacione për Prishtinë. Bën listimin e bizneseve.

Nauka: Biznes për kurse trajnimi, duke përfshirë edhe kurse për gjuhë programuese si Java.

Teachers: Uebfaqe e profesorëve të gjuhës angleze.

Kuzhinieri: Aplikacion mobil me receta gatimi.

Helpdesk: Qendër thirrjeje për të zgjidhur problemet.

– Aplikacion që iu mundëson arkitektëve të paraqesin punën dhe skicimin e tyre.

Academia: Platforma online për edukim.

Wireless Devs: Rrjeti wireless në Prishtinë

Pjesë Këmbimi: Treg online për vetura të përdorura.

Pas votimit nga pjesëmarrësit në ngjarje, ku secili prej tyre kishte mundësinë që të jepte tri vota, dy ekipet me më pak vota, Wireless Devs dhe Tourguide, u s’kualifikuan. 

Shpërblimet për ekipet më të mira pjesëmarrëse do të jenë si më poshtë:

• Zyre në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (1-3 muaj) për vendin e parë

IPKO Foundation, një shpërblim sekret për vendin e parë apo tre vendet e para

IPKO – Për 3 vendet e para në Startup Weekend Prishtina, 1 vit të plotë abonim në pakon 5 të internetit që sjell shpejtësi interneti deri në 80Gmbp/s

Telegrafi – 6 Muaj buxhet marketingu për tre vendet e para

Eleven Start-up Accelerator – mundësi për përshpejtim të procedurave të aplikimit në një prej akseleratorëve më të suksesshëm në rajon.

CEED Kosova – Për tre vendet e para mundësi për pjesëmarrje në një konferencë të rëndësishme që do të mbahet në dhjetor ose në konferencën e ardhshme KosoWWeb.

RailsonFire – Llogari testimi me afat prej 2 muajsh për pjesëmarrësit e interesuar gjatë Startup Weekend

Ekipet e formuara pritet që të punojnë rreth modelit të biznesit të tyre, të krijojnë një faqe online, ku do të bëhet reklamimi i produktit.

Puna e ekipeve pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë, kur pritet të bëhet edhe vlerësimi nga juria dhe ndarja e shpërblimeve për fituesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>