Lajmet

Për herë të tretë me radhë do të mbahet konferenca rajonale KosICT

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Për herë të tretë me radhë do të mbahet konferenca rajonale KosICT

kos-ict-logo_no-brand-460x406Më 30, 31 tetor dhe 1 nëntor do të mbahet konferenca rajonale për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, KosICT, e cila këtë vit mbahet për herë të tretë me radhë.

Nën moton “Ne nuk vendosim kufij, pse duhet ta bëni këtë ju?” këtë vit, ashtu si edhe dy viteve të kaluara, pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë folës të ndryshëm ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë, ku do të trajtohen tema që kanë të bëjnë kryesisht me trendët e fundit në Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit.

Temat që përfshihen janë: transformimi dixhital, inovacioni dhe ndërmarrësia e hapur, e ardhmja e bartjes së biznesit ose proceseve të IT-së në kompani, si dhe crowdsourcing dhe crowdfunding. Përveç që do të ketë 2 sesione paralele, më tepër se 8 folës, 8 panelistë dhe më tepër se 4 sesione për zhvillues, kjo konferencë do të karakterizohet edhe me ngjarjen #PrishtinaFTW që është platformë e komunitetit që sjell së bashku ndërmarrësit, investitorët dhe udhëheqësit në komunitetet startup dhe ndërmarrësinë në zhvillim në Evropë, si dhe do të mundësohet edhe një takim me më tepër se 10 kompani nga Norvegjia dhe Gjermania. Për të kuptuar më tepër në lidhje me këtë konferencë, vizitoni faqen zyrtare të saj. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>