Blog

Për një internet më të sigurtë, URL-të duhet të hiqen thotë Google

Sep 10 2018
0 Shpërndarje
Problemi me URL-të është vështirësia për ti kuptuar dhe hakerët shfrytëzojnë këtë konfuzion për të joshur përdoruesit drejt faqeve keqdashëse dhe sulmeve kibernetike. Për një internet më të sigurtë, URL-të duhet të hiqen thotë Google

A mund të ekzistojë uebi pa adresat e internetit? Dhe sikur të jetë e mundur, si do të bëhet navigimi?

Këto janë disa prej pyetjeve kontroverse që Google synon tu përgjigjet në mënyrë që World Wide Web të jetë një vend më i sigurtë për të gjithë njerëzit.

Ndërsa ideja e braktisjes së adresave të internetit mund të duket një lëvizje radikale për një kompani e cila ka ndërtuar biznesin e saj në indeksimi dhe renditjen e uebfaqeve, nëse Google e bën internetin më të sigurtë, përdoruesit dhe reklamuesit do të kenë më shumë besim tek rezultatet e kërkimit.

Problemi me URL-të është vështirësia për ti kuptuar dhe hakerët shfrytëzojnë këtë konfuzion për të joshur përdoruesit drejt faqeve keqdashëse dhe sulmeve kibernetike.

Një raport i fundit i McAfee thotë se sulmet kibernetike i kushtuan botës 600 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe numri i sulmeve po rritet.

Google synon të ndryshojë mënyrën sesi URL-të shfaqen. Shfaqja e zgjidhjeve të ndryshme për të shkurtuar URL-të që të mbahen mend më mirë kanë ndihmuar hakerët nga ana tjetër për të maskuar uebfaqe të dëmshme.

Ende kompania nuk e ka idenë sesi do të ngjante një ueb pa adresat. Google ende po përpiqet të kuptojë sesi njerëzit i përdorin URL-të. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>