Bashkëthemeluesi i Facebook heq dorë nga shtetësia e tij

May 16 2012
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i Facebook heq dorë nga shtetësia e tij

Shteti Amerikan ishte gati të merrte 600 milione $ nga Braziliani Eduardo Saverin, bashkëthemeluesin e Facebook, i cili do ta zgjerojë akoma më shumë pasurinë të premten kur do të lëshohet IPO për facebook. Por për të mos “dorëzuar” gjithe pasurinë e tij, Saverin hoqi dorë nga shtetësia amerikane, një proçes që filloi që në shtator të 2011.

Sipas raporteve te BBC, Saverin që në 2009, jeton në Singapor, ku do të marrë shtetësinë përkatëse. Siç tha këshilluesi i tij. “Eduardo kishte kohë që e kishte vendosur të jetonte në Singapor, dhe të marte shetësi aty. Gjithsesi fakti që do të paguante 600 milione $ shtetit amerikan ndikoi patjetër.

Kur facebook të bëja IPO do të planifikojë të ngreje 10.6 bilionë $, e cila do të jetë shifra më e madhe ndonjëhere për një firmë teknologjike. Gjithashtu vetë firma do të vlerësohem me shifrën diku te 100 bilionë $, shifër marramendëse. Saverin ka në dorë 4% të aksioneve të facebook, gjithmonë sipas BBC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>