Lajmet

Për të luftuar të metat duke filluar me iOS 8.3 Apple do të ofrojë një beta publike të sistemit operativ

Feb 21 2015
0 Shpërndarje
Për të luftuar të metat duke filluar me iOS 8.3 Apple do të ofrojë një beta publike të sistemit operativ

iosimage

Në këtë artikull meritat do ja dërgojmë Microsoft. Sepse kjo kompani ka ndjekur një politikë mjaft dobishme për kompaninë dhe konsumatorët gjatë prezantimit të një versioni të ri të platformave të saj siç është Windows. Apple po mëson nga Microsoft dhe ka vendosur që duke filluar nga version iOS 8.3 do të ofrojë një beta publike të platformës për të gjithë përdoruesit. Dhe rezultati final është një produkt më i qëndrueshëm më performancë më të lartë dhe me më pak të meta. Ky vendim vjen pas suksesit që korri beta publike e platformës desktop për kompjuterat Mac, OS X Yosemite, vitin e shkuar. iOS 8.3 Beta publike do të lançohet nga mesi i muajit të ardhshëm. Më pas një beta publike e versionit të ardhshëm të sistemit operativ mobil, iOS 9 do të prezantohet nga Apple në konferencën botërore të zhvilluesve këtë verë, një praktikë e ndjekur çdo vit. Por këtë herë beta do të jetë e disponueshme për të gjithë pa pasur nevojë për ftesë.

iOS 9 me pseudonimin “Monarch”, do të sjellë përmirësime të performancës dhe rregullimeve të të metave në platformës. Natyrisht që betat publike do të përmbajnë një aplikacion të veçantë dedikuar përdoruesve ku mund të japin  përshtypjet lidhur me sistemin operativ.

Qëllimi kryesor siç mund ta keni kuptuar i këtij programi është përmirësimi i mëtejshëm i platformës iOS duke e ofruar për një bazë më të gjërë përdoruesish që do të thotë më shumë raportime problemesh, më pak të meta në versionin e ardhshëm të platformës.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>