Analiza

Për 24 orë, Gmail realizon 1 milion thirrje

Aug 28 2010
0 Shpërndarje
Për 24 orë, Gmail realizon 1 milion thirrje

Por pyetja e vërtetë është se sa prej këtyre thirrjeve ishin vetëm thirrje “testuese” nga njerëz që dëshirojnë të provojnë shërbimin e ri dhe sa prej këtyre përdoruesve do ta përdorin sërish këtë shërbim?

Gmail më herët gjatë kësaj jave ka paraqitur një veçori të re që i lejon përdoruesit të përdorin kufje apo mikrofon për të bërë thirrje në çfarëdo numri në SHBA dhe Kanada pa pagesë. Thirrjet ndërkombëtare gjithashtu u paraqitën në ofertë me një taksë të lirë për minutë.

Më herët ne raportuam me një artikull sesi të bëhen thirrje nga Gmail drejt operatorëve që veprojnë në Kosovë e Shqipëri, megjithëse patëm disa reagime nga lexuesit tanë që theksonin se me lansimin e shërbimit janë vërshuar me thirrje pa numër, dhe më vonë kanë kuptuar se bëhet fjalë për thirrje nga interneti. “Më duket se me këtë shërbim Gmail ka bë diçka të mirë për ata jashtë Kosovës, por për mua kjo është diçka e keqe dhe do të më shtyjë që të mos hap numrat e panjohur” shprehet Burimi, i cili thekson se kolegët e tij të punës në momentin që kanë dëgjuar për këtë shërbim nuk e kanë lënë rehat tërë ditën. “Dihet ne shqiptarët e kemi zakon ku është pa pare i gjuhemi me të madhe edhe pse e pash që nuk funksion pa të holla në xhirollogari. Unë them se kjo është shumë e mirë për ata që janë jashtë Kosovës, për diasporën tonë, por ne jemi ende larg kulturës për këto gjëra’ deklaron ai.

Google në anën tjetër thekson se thirrjet lokale do të ndryshojnë dhe se shërbimi do të jetë në gjendje të përcaktojë vendin nga po thirrni dhe vendin ku po e drejtoni thirrjen dhe në këtë mënyrë do të vendos tarifa në bazë të zonave.

Lajmet e fundit>