Lajmet

Përballja e Google me “të drejtën për tu harruar”

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Përballja e Google me “të drejtën për tu harruar”

d03-21_11-20-57u.0_standard_640.0Në vitin 2012 një qytetar spanjoll shkoi në gjykatë duke kërkuar që Google të largonte disa informacione rreth tij prej rezultateve të kërkimit. Ky individ i cili mbrohej nga ligji Evropian më “të drejtën për tu harruar” në internet, dëshironte që të largohej një link që ridrejtonte për tek një artikull që fliste për një ankand të shtëpisë së tij që tashmë ishte shitur. Çështja e tij u kalua për tek Gjykata Evropiane e cila rezultoi edhe si një pikë referimi nga Bashkimi Evropian lidhur me të tilla raste ku tashmë Google duhej të lejonte përdoruesit të kërkonin largimin e disa lidhjeve nga rezultatet e kërkimit.

Ky vendim i vitit 2014 u dizajnua për t’ju dhënë mundësinë përdoruesve të kërkojnë largimin e lidhjeve jo adekuate, të pa rëndësishme dhe jo më të përshtatshme që cenojnë privatësinë e tyre. Nga ana tjetër Google thotë se “e drejta për tu harruar” shkel lirinë e shprehjes. Gjithçka filloi kur Spanja sfidoi Google rreth “të drejtës për tu harruar” në Bashkimin Evropian.

30 mars 2012

Vint Cert i cili cilësohet edhe si “babai i internetit” tha se e shikon si një kërcënimi të një bote të ndërlidhur dixhitale. Ai tha se “e drejta për tu harruar” është një politikë e paarritshme duke cituar sesa e lehtë është në ditët e sotme të nxirret informacion nga interneti.

25 qershor 2013

Gjykata Evropiane tha se Google nuk ka pse të fshijë të dhëna sensitive nga rezultatet e saj të kërkimit.

5 shtator 2013

Google përfundon në gjykatë rreth disa fotove të një Sex Party ku ishte i përfshirë edhe Max Mosley ish ekzekutivi i Formula 1.

13 maj 2014

Gjykata Evropiane vendos. Google duhet të largojë lidhjet rreth materialeve personale gjithmonë nëse diçka e tillë kërkohet nga përdoruesi. Kjo është e mundur me ligjin e ri të Bashkimit Evropian që thekson “të drejtën për tu harruar”

15 maj 2014

Google tashmë po merr kërkesa për fshirjen nga rezultatet e kërkimit të informacioneve dhe përmbajtjeve personale që janë të diskutueshme, menjëherë pas hyrjes në fuqi “të drejtës për tu harruar”.

9 qershor 2014

Google po planifikon të paralajmërojë përdoruesit kur një rezultat kërkimi është larguar, kjo e imponuar me ligj tashmë nga vendimi i Gjykatës Evropiane.

24 qershor 2014

Shfaqet një uebsite i cili do t’ju ndihmojë që Google t’ju “harrojë”. Uebsiti Forget.me do të rregullojë çdo gjë për ju.

3 korrik 2014

Google largon disa lidhje që kishin të bënin me publicistikën britanike falë “të drejtës për tu harruar”.

11 korrik 2014

Avokati i përgjithshëm i Google thotë se ligji Evropian i “të drejtës për tu harruar” kufizon lirinë e shprehjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>