Harduer

Përcaktohen standartet e 5G-së, 20 Gbps shkarkim dhe 4 ms vonesa transmetimi

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Kapaciteti total i një antene të vetme 5G duhet të jetë të paktën 25 Gbps tha Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Përcaktohen standartet e 5G-së, 20 Gbps shkarkim dhe 4 ms vonesa transmetimi

Standarti i ardhshëm 5G gjithashtu duhet të mbulojë 1 milion pajisje në 1 kilometër katror ku operatorët duhet të kenë në disponim spektra frekuencash nga 100 Mhz deri në 1 Ghz.

Këto detaje vinë nga një draft i ITU-së për kërkesat teknike në implementimin e teknologjisë publikuar ditën e Enjte. Megjithatë dokumenti ngelet një draft teknik për momentin.

5G pritet të rrisë me 25 herë kapacitetet e rrjeteve LTE. ITU-ja kërkon që rrjetet 5G të ofrojnë të paktën 20 Gbps në shkarkim dhe 10 Gbps në ngarkim për një stacion frekuencor.

Këto shpejtësi gigabitëshe normalisht do të ndahen mes përdoruesve të lidhur në një antenë. Edhe pse 1 milion paisje të lidhura me një antenë mund të duket shifër e lartë, në të vërtetë pjesa më e madhe e tyre do të jenë paisje të internetit të gjërave.

Ashtu si LTE dhe LTE-Advanced, antenat 5G mund të ofrojnë shërbim për çdo gjë objekt në lëvizje deri 500 Km/h. Rrjetet 5G nuk duhet të ofrojnë vonesa më të larta sesa 4ms nga 20ms që ofrohet nga LTE.

Shpejtësitë reale

Pavarësisht kapacitetit të lartë teorik, përdoruesit normalisht do të marrin shpejtësi mesatare prej 100 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim. Edhe pse këto kapacitet mund të jenë lehtësisht të arritshme nga një rrjet LTE, 5G-ja do të ofrojë minimumi 100 Mbps.

Standartizimi i këtij procesi pritet të finalizohet në 2020-ën me rrjetet e para të cilat do të shfaqen në 2019-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

5GITU
Lajmet e fundit>