Ja se si

Përcillni aktivitetin e miut në kompjuterin tuaj

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Përcillni aktivitetin e miut në kompjuterin tuaj

Është diçka shumë e thjeshtë. Ju vetëm duhet ta shkarkoni dhe ta lëshoni (nuk ka nevojë që të instaloni aplikacionin por ju duhet të keni Java të instaluar në kompjtuerin tuaj), dhe pastaj ta minimizoni dritaren dhe të vazhdoni punën si zakonisht. Në fund të punës suaj, ajo që do të fitoni është një imazh me vija të vizatuara nëpër tërë erkanin që paraqesin lëvzijen e miut në ekranin tuaj dhe rrath ku kursori i miut nuk ka lëvizur dhe ka pushuar. Thjeshtë përdorni butonat e vegjël në skaj të dritarës së aplikacionit për të ruajtur imazhin apo për të ndryshuar disa opsione të tij.

Ajo që po shihni në imazh është një shembull i aktivitetit të miut në ekran gjatë disa orëve punë. Thjeshtë është paraqitur lëvizja e miut në ekran gjatë shfletimit të rëndomtë të internetit, gjatë punës në Word, gjatë pushimeve dhe hapave të këtillë të ngjashëm.

Përveç kësaj që u tha më lart, gjatë shkrimit të artikullit kuptuam se Anatoly Zenkov ka edhe një ueb faqe të dedikuar për aplikacionin IOGraphica, kështu që mënyra më e mirë është që ta shkarkoni këtë aplikacion kreativ nga kjo faqe.

Lajmet e fundit>