Harduer

Përditësim për iPhone, iPad dhe iPod touch

May 7 2012
0 Shpërndarje
Përditësim për iPhone, iPad dhe iPod touch

iOS 5.1.1 i Apple përfshin pesë arnime, duke përfshirë arnimin e një vrime që do të mund të ndalonte iPadin e ri që të kalonte nga rrjetet 2G dhe 3G. Ai përmirëson besueshmërinë duke përdorur opsionin HDR të kamerës nga shkurtorja Lock Screen, po ashtu edhe sinkronizimin me bookmarkët në Safari dhe Listat për Lexim.

Përditësimi arnon gjithashtu vrimat që prekin video lëshimin në AirPlay dhe arnon një vrimë përmes së cilës alarmi “Unable to purchase” do të paraqitej pas kryerjes së suksesshme të blerjeve.

Më shumë hollësi mund të shihen në uebfaqen për siguri të Apple.

 iOS 5.1.1 mund të shkarkohet nga Apple, përgjatë iTunes ose “over-the-air” në iPajisjet.

iOS 5.1 ishte lëshuar gjatë muajit mars, të  njëjtën ditë kur Cupertino zbuloi iPadin e ri dhe përfshinte mbështetjen për japonishten për Siri./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>