Lajmet

Përditësime për Windows Phone 8, vonohet lançimi i “Blue” deri në 2014-n

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Përditësime për Windows Phone 8, vonohet lançimi i “Blue” deri në 2014-n

Microsoft-i ka zbuluar detaje të reja lidhur me përditësimet e Windows Phone 8. Pavarësisht faktit se disa prej tyre, dhe këtu bëhet fjalë për disa ndryshime të vogla, do të shpërndahen gjatë javëve në vazhdim, përditësimi i vërtetë me emrin “Windows Blue” nuk do të vijë para vitit 2014.

Në përditësimin që do të vijë së shpejti, i njohur ndryshe edhe me termin “General Distribution General Release 2” (GDR2), do të ketë disa përmirësime të vogla për Windows Phone 8, vetëm tetë muaj pas lançimit.

Sipas The Verge, meqenëse kompania është marrë me këto përmirësime, edhe data e Windows Phone “Blue” është shtyrë. Fillimisht Microsoft kishte planifikuar t’i lançonte më shpesh ndryshimet dhe përditësimet për Windows Phone, por mesa duket, disa probleme me çipet dhe disa gabime të gjetura lidhur me identifikimin e pajisjeve në rrjet po bëjnë që të ketë vonesa.

Përditësimet GDR2 rregullojnë disa gabime të gjetura në Xbox Music – metadata më të sakta (si informacione mbi këngët dhe albumet), si dhe përmirësojnë performancën. Tashmë do të jetë më e lehtë për të shkarkuar, përzgjedhur dhe ruajtur muzikën.

Përditësime të tjera përfshijnë radion FM, funksionalitete të përmirësuara për kamerën në lidhjen me hapjen e lenteve, performancë më e mirë për Skype, suport CalDAV dhe CardDAV për Gmail dhe Internet Explorer me HTML 5. (PCWorld Albanian)

windows-8-update

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>