Lajmet

Përditësimet e Spectre dhe Meltdown nga Intel shkaktojnë ngadalësime dhe fikje të papritura

Jan 19 2018
0 Shpërndarje
Ekspertët thanë se riparimi i tyre kishte një kosto të lartë në performancë. Analizat paraprake të kryera nga Intel tregojnë një rënie me vetëm 2 deri në 4%. Përditësimet e Spectre dhe Meltdown nga Intel shkaktojnë ngadalësime dhe fikje të papritura

Intel bëri të ditur se pajisjet kompjuterike po rindizeshin përtej të zakonshmes pasi kishte dërguar përditësime për Spectre dhe Meltdown.

Kompania e pranoi problemin dhe tha se po bën progres drejt identifikimit të shkaqeve.

Gjithashtu dha informacion për mënyrën sesi përditësimet mund të ndikojnë në performancën e qendrave të të dhënave.

Intel tha se në bazë të testimeve që kishte realizuar kishte vënë re rënie të performancës nga 2% deri në 25%.

Me një njoftim të dytë kompania tha se kishte zbuluar shkakun e problemeve në Ivy Bridge, Sandy Bridge dhe Skylake.

Meltdown dhe Spectre u zbuluan për herë të parë në fillim të Janarit. Hulumtuesit zbuluan boshllëqe sigurie në njësitë qendrore(CPU).

Ekspertët thanë se riparimi i tyre kishte një kosto të lartë në performancë. Analizat paraprake të kryera nga Intel tregojnë një rënie me vetëm 2 deri në 4%.

Megjithatë një humbje performance me 4% do të thotë shumë për qendrat e të dhënave.

Rënia më e madhe pritet të jetë në kompjuerat që përdoren për ruajtjen e sasive të mëdha të informacionit. Ato mund të ndjejnë deri në 25% më pak performancë. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>