Përditësimi Apple iOS 8 Beta 3 tashmë i disponueshëm

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi Apple iOS 8 Beta 3 tashmë i disponueshëm

gsmarena_001Apple tani po lëshon përditësimin iOS 8 Beta 3. Ky përditësim sjell përmirësime nga më të ndryshmet, veçori të reja dhe opsione të reja. Përditësimi iOS 8 Beta 3 bën të mundur për konsumatorët e T-Mobile USA të përdorin veçorinë Wi-Fi Calling për cilësi më të lartë të zërit. Gjithashtu përmirësohen statistikat e baterisë si dhe aktivizohen opsione të reja për shërbimin iCloud.

Së bashku me iOS 8 Beta 3 Apple lançon edhe versionet të aplikacioneve Beta të Apple TV, Find My Phone dhe Find My Friends.Këto aplikacion mund të shkarkohen nga seksioni “Beta Apps” në dyqanin e aplikacioneve të Apple.

Gjithashtu veçoria Quick Type tashmë është pjesë e cilësimeve “Settings”. Po ashtu Apple ka filluar të lëshojë edhe version e tretë Beta të Mac OS X Yosemite. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>