Lajmet

Përditësimi automatik i Microsoft rrit përdorimin e Internet Explorer 10

May 2 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi automatik i Microsoft rrit përdorimin e Internet Explorer 10

Internet explorerShfletuesi IE10, i cili fillimisht erdhi gjatë tetorit të vitit të kaluar me sistemin më të ri operativ të ndërmarrjes Microsoft, Windows 8, pasi i është nënshtruar një përditësimi automatik, ka pësuar një rritje në përdorimin e përgjithshëm nga përdoruesit e këtij shfletuesi, të cilët mbase edhe pa e kuptuar fare kanë kaluar në versionin më të ri.

Sipas ndërmarrjes që merret me matje të trafikut online, Net Applications, përdorimi i këtij shfletuesi nga 5.3 për qind sa ishte, u rrit në 10.8 për qind.

Ky përmirësim siç duket ka ardhur me rastin e ndërrimit të rregullit të vet për të bërë instalimin e versionit më të ri të shfletuesit pa ia bërë fare me dije përdoruesit, po vetëm në heshtje.

Kjo lloj metode tashmë ka kohë që përdoret nga Google për shfletuesin e vet Chrome.

Internet Explorer 10 mund të përdoret vetëm nga përdoruesit që me Windows 7 ose Windows 8, por jo edhe nga ata të sistemit operativ Windows Vista, të cilët duhet të kënaqen me IE9, apo ata të Windows XP, të cilët kanë mbetur në IE8.

IE9 gjatë shkurtit kishte pasur 38.8 për qind të të gjitha kopjeve të Internet Explorer.

Bizneset mund të bllokojnë IE10 që të bëjë instalimin automatik duke e vendosur një vegël që Microsoft e ka zhvilluar dy muaj më parë, ose duke përdorur veglat standarde për menaxhim të përditësimit, Windows Server Update Services (WSUS), ose Systems Management Server (SMS).

IE8 mbeti i qëndrueshëm me 41.4 për qind të të gjitha kopjeve të Internet Explorer dhe nëse analistët kanë të drejtë, do të mbetet versioni më i popullarizuar i shfletuesit të ndërmarrjes Microsoft sepse nuk është vetëm në dispozicion edhe për Windows XP, por është marrë edhe si versioni standard nga shumë ndërmarrje. (PCWorld Albanian)

Internet explorer

Lajmet e fundit>