Lajmet

Përditësimi më i fundit i Facebook për iOS po ndikon në mosfunksionimin e vazhdueshëm të aplikacionit

Jun 16 2018
0 Shpërndarje
Shumë njerëz kanë vënë re se vazhdimisht aplikacioni është duke ndaluar së funksionuari që pas këtij përditësmi. Messenger hapet mirë fillimisht, por nëse kaloni në një tjetër aplikacion dhe ktheheni sërish, pamja zbehet dhe rikthehet në ekranin e iPhone. Përditësimi më i fundit i Facebook për iOS po ndikon në mosfunksionimin e vazhdueshëm të aplikacionit

Mbase do të ishte më mirë për ju nëse do të shmangni instalimin e versionit të përditësuar të Messenger që Facebook publikoi dje për Messenger në iOS.

Shumë njerëz kanë vënë re se vazhdimisht aplikacioni është duke ndaluar së funksionuari që pas këtij përditësmi. Messenger hapet mirë fillimisht, por nëse kaloni në një tjetër aplikacion dhe ktheheni sërish, pamja zbehet dhe rikthehet në ekranin e iPhone.

Aplikacioni nuk është plotësisht i prishur, mos harroni; ju jeni ende në gjendje të bisedoni me njerëzit kur hapet me sukses pas një ndalimi.

Por ky është ende një problem shumë i keq dhe me siguri Facebook po nxiton për të siguruar një rregullim në App Store me një tjetër përditësim.

Çudia qëndron në faktin se si kjo nuk u mor përsipër nga ekipi zhvillues i Facebook. Tashmë e dimë që kompanitë e teknologjisë janë duke u përpjekur të jenë më të ndërgjegjshëm lidhur me  sasinë e kohës që të gjithë ne shpenzojmë në telefonat tanë, por kjo nuk është një përgjigje.

Burime nga The Verge bëjnë me dije se është arritur tek Facebook për të marrë informacione mbi kohën se kur do të jetë në dispozicion një përditësim fiks, por nuk është dhënë ende një afat kohor fiks. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>