Lajmet

Përditësimi GDR1 sjell folderat në ekranin Start

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi GDR1 sjell folderat në ekranin Start

gsmarena_001Microsoft po përgatit përditësimin e parë për Windows Phone 8.1. Kompania ka filluar të zbulojë veçoritë e reja në përditësimin Windows Phone 8.1 GDR1. Përditësimi GDR1 do të sjellë mbështetje për folderat në ndërfaqen Start.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë foldera kur të vendosin ikonat e aplikacioneve ngjashëm me Android dhe iOS. Këto lloj grupimesh do të jenë të disponueshme së shpejti. Një tjetër veçori do të jetë mbështetja për këllëfat interaktivë.

Kjo do të bëjë të mundur për prodhuesit e tyre që të krijojnë këllëfë të ngjashëm më ata në smartfonët Android si HTC Dot Vieëw dhe LG G3 QuickCirle.

Për më tepër përditësimi do të sjellë mbështetje për pajisjet me ekrane 7 inç si dhe për ato me rezolucion 1280 x 800 pixel. Përmirësime të tjera janë një ikonë mesatare për aplikacionin Store, mbështetje për VoLTE dhe një përditësim tek Cortana.

Sipas informacioneve nga TheVerge, Microsoft është gati për të ofruar përditësimin GDR1 që nga java e ardhshme ose brenda muajit gusht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>