Lajmet

Përditësimi i Android-it sjell probleme në aplikacionin Notes

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Përditësimi i Android-it sjell probleme në aplikacionin Notes

IBM planifikon që të bëjë përmirësimin në fillim të javës së ardhshme të ngecjeve që kanë goditur përdoruesit e aplikacionit Notes të cilët kanë kaluar në versionin e fundit të sistemit operativ Android të Google.

Problemet ndodhin në telefona dhe tabletë që përdorin Android 4.2.1 Jelly Bean, të cilin Google filloi së fundi ta ofrojë për përdoruesit. Njëri nga problemet që është paraqitur në telefona celularë, është mos pasja mundësi nga përdoruesit që në mënyrë të besueshme t’i qasen e-mailit të ndërmarrjes së tyre dhe aplikacioneve për kalendar.

Kur klienti për e-mail Notes hapet në telefona që e përdorin sistemin operativ, përdoruesit fillimisht shohin një porosi që këshillon: “Si rezultat i një përditësimi të Lotues Traveler, të dhënat e juaja lokale janë larguar dhe do të zëvendësohen gjatë sinkronizimit të ardhshëm.”

Një sinkronizim fillestar i kthen të dhënat, por pak orë më vonë problemi ndodh sërish dhe hapja e aplikacionit për e-mail rikthen porosinë , “Nuk ka letra në këtë folder”.

Më 11 dhjetor, IBM do të lëshojë Traveler 8.3.1 UP2 që do të përfshijë përmirësimet

Letra dhe kalendari nuk janë humbur. Ato mbesin në serverin Notes dhe janë të qasshme përgjatë një klienti për desktop ose përgjatë ndërfaqes mobile të uebit, por aplikacionet në Android kanë probleme me qasjen në to.

Disa përdorues të tabletëve ballafaqohen me një problem tjetër. Ata shohin kutitë “dërgo” dhe “ruaj” të hijezuara, por kthimi i tabletit për 90 shkallë e përmirëson problemin.

“Vrima të vogla u paraqitën si rezultat i një SO-je të re në mesin e javës së kaluar dhe ne menjëherë e zgjidhëm problemin dhe punuam një arnim në dispozicion për klientët, tha Karen Lilla, që është zëdhënëse për IBM-in në Boston.

“Të martën, 11 dhjetor, IBM do të lëshojë Traveler 8.3.1 UP2 që do të përfshijë arnimin”,- tha Lilla. “Arnimet janë aplikuar në serverin Traveler dhe përgjatë veçorisë tonë të klientit automatik, do të shpërndahen për përdoruesit.

Përdoruesi thjesht ka nevojë që të pranojë apo aplikojnë përditësimin kur paraqitet në pajisjen e tyre.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>