Lajmet

Përditësimi i ardhshëm i Windows Phone vjen në fund të vitit

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i ardhshëm i Windows Phone vjen në fund të vitit

Sipas një postimi të bërë së fundi, Microsoft-i nuk planifikon që të bëjë lëshimin e ndonjë përditësimi të Windows Phone 8 përpara fundvitit.

Për këtë, ndërmarrja Microsoft informoi në një postim për kërkesë për punë gjatë javës së kaluar për një inxhinier zhvillues softueri për testim të telefonit.

“Kjo është kohë e shkëlqyer për t’iu bashkuar teksa ne jemi duke përmbushur lëshimin tonë të tanishëm dhe jemi duke u përgatitur për lëshimin tonë të ardhshëm që vjen në ditët e pushimit të këtij viti dhe ne jemi duke i dhënë privilegje mbajtjes së vrullit për Windows Phone duke sjell një pajisje të re vrasëse dhe përvojë të lezetshme për përdoruesit,” thuhet mes të tjerash në postim. “Janë disa mundësi të mëdha në rritje në këtë rol dhe organizim.”

Sipas këtij postimi, Windows Phone paraqitet si “njëra nga sfidat më ngazëllyese në Microsoft”, por nuk ofron ndonjë tregues se çfarë veçorish të reja planifikohet të përfshihen në lëshimin e ri që u përmend se do të bëhet në fund të këtij viti.

Dihet që Windows Phone përbën një rëndësi të posaçme për ndërmarrjen Microsoft, pasi me anë këtij produkti kjo ndërmarrje synon të konkurrojë në tregun mobil, e po ashtu me anë të këtij produkti, mundohet që të rris përdorimin e makinës së vet kërkuese, Bing.

Dy sistemet e reja operative mobile që do të prezantohen këtë vit

Sidoqoftë, Windows Phone ka mjaft punë për të bërë, duke e ditur që rivalët e vet si iPhone dhe Android tashmë posedojnë një pjesë të madhe të tregut. (PCWorld Albanian)

Windows_Phone

Lajmet e fundit>