Siguri

Përditësimi i BitDefender bllokon kompjuterët

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Përditësimi i BitDefender bllokon kompjuterët

Përditësimi i BitDefender vendosi në karantinë vetëveën dhe disa skedarë tjerë kyç të Windows-it. Antivirusi gabimisht i identifikoi këta skedarë si mostra të Trojan.FakeAlert.5, duke shkaktuar bllokimin e sistemit dhe mos mundësimin e ristartimit të tij.

“Një përditësim në të cilin ishim duke punuar në mënyrë të pamatur u ngarkuar në serverët tanë” shpjegoi shefi ekzekutiv i BitDefender Florin Talpes, në një komunikatë të lëshuar për media. “Përditësimi ka ndikuar disa  prej përdoruesve shtëpiak të linjave tona të produkteve si dhe BitDefender Business Client dhe BitDefender Security për File Server”

Përdoruesit e Windows Vista veçse janë pajisur me një arnim, por kompjuterët që punojnë me Windows 7 ende janë duke pritur për një përditësim, i cili pritet të paraqitet sot.

Lajmet e fundit>