Lajmet

Përditësimi i Chrome për Android përmirëson proçesin e kërkimit

May 23 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Chrome për Android përmirëson proçesin e kërkimit

Google ka bërë disa ndryshime në shfletuesin Chrome për Android për të lehtësuar kërkimin.

Një ndër ndryshimet e versionit të ri të Chrome ka të bëjë me shfaqjen e disa kuerive (query) të kërkimit në fushën e Omnibox.

Kjo do të thotë se në fushën e vendosjes së adresës URL do të shfaqen disa rezultate të ngjashme të njëpasnjeshme për të mundësuar gjetjen e shpejtë të termit të kërkimit.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me fshirjen e fushës ku shfaqet vendndodhja në momentin e navigimit në uebfaqe të ndryshme në mënyrë që përdoruesit të shfrytëzojë maksimalisht sipërfaqen e ekranit.

Në versionin e Chrome për tabletët është tashmë e mundur edhe shikimi i historisë së veprimatrisë në ueb. Përsa i përket përditësimit të Chrome për iOS kompania ka deklaruar se nuk do të vonojë më tepër se disa ditë.

Versioni i përditësuar për këtë sistem do të ketë në fokus kërkimin me anë të zërit, opsion i cili së fundmi është i disponueshëm edhe në versionin e Chrome për desktop. (PCWorld Albanian)

chrome

Lajmet e fundit>