Lajmet

Përditësimi i Chrome për iOS mundëson printim wireless dhe shfletim në ekran të plotë

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Chrome për iOS mundëson printim wireless dhe shfletim në ekran të plotë

Google ka përmirësuar disa funksione të dobishme në versionin e fundit të Chrome për iOS të cilat u bënë të disponueshme për përdoruesit në përditësimin e fundit të këtij shfletuesi.

Ndryshimet përfshijnë suportin për AiPrint, suportin për Google Cloud Print si dhe shfletim me shfrytëzim maksimal të hapësirës së ekranit.

Gjithashtu versioni 26.0.1410.50 mundëson ruajtjen e çdo faqeje ueb në format PDF në llogaritë Google Drive.

Shfletimi në ekran të plotë funksionon njëlloj si tek Safari, kur drejtoheni në pjesën e sipërme të faqes, fusha e vendosjes së URL-së zhduket për momentin duke krijuar kështu më tepër hapësirë, ndërsa kur drejtoheni në pjesën e poshtme ajo rishfaqet.

Ky funksion i shërben më tepër personave që shohin video ose luajnë on line.

Përsa i përket printimit, opsioni është i disponueshëm në menuenë e Google Chrome, i cili ofron mundësinë për të përzgjedhur midis dy destinacioneve: Google Cloud Print dhe AirPrint. Në qoftë se doni të “printoni” faqen në Google Drive atëherë përzgjidhni Google Cloud Print. Në faqen që do të shfaqet klikoni shigjetën që ndodhet në të majtë të faqes dhe më pas klikoni për ta ruajtur atë në Google Drive.

Ashtu si pjesa më e madhe e përditësimeve edhe ky i fundit premton përmirësime të stabilitetit dhe sigurisë. Përmirësimet e shumta kanë bërë që Chrome të jetë një shfletues mobil cilësor. (PCWorld Albanian)

Chrome IOS

Lajmet e fundit>