Lajmet

Përditësimi i Flipboard shndërron lexuesit në editorë revistash

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Flipboard shndërron lexuesit në editorë revistash

flipboard.Aplikacioni i famshëm për leximin e lajmeve Flipboard është përditësuar dhe ka sjellë për përdoruesit një veçori të re që i shndërron ata në editorë lajmesh duke mundësuar botimet periodike të personalizuara të kuruara nga një shumëllojshmëri e përmbajtjes në ueb nga e gjithë bota.

Përditësimi ka shtuar butonin “+” që i mundëson përdoruesve të ruajnë dhe të ndajnë histori, foto, video, klipe audio për revistat elektronike që reflektojnë shijet e tyre individuale, interesat dhe opinionet.

Sipas Flipboard, ky funksionalitet do të mundësojë për publikuesit një përmbajtje të arkivuar më të pasur si dhe do të ofrojë paketa historish të ngjashme për të lexuar me tepër.

“Deri tani Flipboard i ka shërbyer çdo ditë 50 milion përdoruesve të vet për leximin e lajmeve interesante lidhur me tematikat që atyre ju interesojnë, por në vazhdimësi do të shërbejë dhe si vend ideal për publikimin e opinioneve, ruajtjen e historive të preferuara si dhe shprehjen sipas këndvështrimit personal. Ky është përditësimi më i rëndësishëm që kemi bërë deri tani dhe mendojmë se do të krijojë një eksperiencë të re për gjithë lexuesit.” tha Mike McCue, CEO i Flipboard.

Disa revista lejojnë shpërndarjen e imazheve direkt në Pinterest

Pasi të kenë krijuar një revistë dhe ti kenë vendosur një titull, përdoruesit mund të vendosin ta publikojnë atë ose ta ruajnë si private. Disa opsione të tjera për menaxhimin e revistave kanë të bëjnë me ndryshimin e kopertinës, publikimin e tyre në rrjetet sociale ose dërgimin me e-mail.

Disa funksione të tjera të përditësuara përfshijnë Content Search që lejon lexuesit të zbulojnë materiale të publikuara nga lexuesit e tjerë si dhe bashkëpunimin me Etsy që lejon përdoruesit të shohin dhe të blejnë produkte rangut kreativ. (PCWorld Albanian)

Flipboard

Lajmet e fundit>