Lajmet

Përditësimi i Google Glass mundëson shikimin e Kupës së Botës dhe ka sjell disa veçori të reja

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i Google Glass mundëson shikimin e Kupës së Botës dhe ka sjell disa veçori të reja

sergey-645x250Google gjatë të martës lajmëroi përditësimin më të fundit të projektit Glass, duke shtuar pesë veçori të reja për ata që e kanë blerë pajisjen prej 1,500 dollarë. Shtojcat e reja përfshijnë mundësi më të mira për shpërndarje të fotografive për përdoruesit e sistemit Android, e po ashtu edhe kartat Google Now për Kupën e Botës, vendndodhjen e parkimit dhe ndjekje të pakos. Google po ashtu ka shtuar një njoftues për bateri kur niveli i baterisë së Glass bie nën 20 për qind, që është si reagim ndaj kërkesave të poseduesve të tanishëm të pajisjes.

Së pari, përditësimi për shpërndarje të fotografisë nënkupton që kur e fotografoni një pamje në Glass, ju do ta shihni atë menjëherë në telefonin tuaj Android kur e hapni aplikacionin MyGlass. Prekni imazhin për ta hapur atë, për ta filtruar ose për të bërë disa ndryshime dhe për ta shpërndarë atë përgjatë aplikacionit tuaj të parapëlqyer.

Pjesa më e mirë është kjo: “Oh dhe a e kemi përmendur që nuk keni nevojë të qaseni në Wi-Fi?” Google thotë që është duke punuar për ta sjell të njëjtën veçori të MyGlass për iOS, por nuk ofruan ndonjë datë specifike.

google_glass_androidKarta e parë Google Now ua mundëson që të ndiqni Kupën e Botës në Glass. Vetëm hapni njoftimet në Google Now (shtoni skuadrën tuaj në mënyrë manuale ose klikoni “Yes” kur e shihni opsionin për të marrë përditësimet e duhura).

Ja se si duket:

google_glass_world_cupE dyta shfaq vendndodhjen tuaj në vendin e parkimit. Nëse harroni se ku e keni parkuar makinën tuaj, atëherë vetëm shikoni majtas ekranit fillestar të Glass-it për të gjetur kartën për lokacionin e parkimit dhe ndiqni hartën që ju çon tek vendi i parkimit:

pngbase64f09d482497a82c3eKarta e tretë iu mundëson që të ndiqni pakot e juaja: ju do të merrni njoftime në Glass kur ato janë bartur ose dërguar. Vetëm shkoni tek opsionet e juaja në Google Now dhe sigurohuni që iu keni përgjigjur “Yes” pranimit të “përditësimeve për pako duke u bazuar në Gmail-in tuaj”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>