Lajmet

Përditësimi i LibreOffice sjell aplikacionin për kontroll nga larg në Windows, Mac

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i LibreOffice sjell aplikacionin për kontroll nga larg në Windows, Mac

libreoffice Nëse ende nuk e keni provuar softuerin LibreOffice dhe ju duhen disa faktorë që të ju motivojnë që ta filloni ta përdorni, atëherë ia vlen që t’i shihni gjashtë arsye të fuqishme të cilat mund të ju bëjnë të mendoni seriozisht rreth mundësisë që të filloni ta përdorni këtë platformë.

Njëra nga arsyet e cekura aty është edhe mundësia për të kontrolluar nga larg prezantimet e bëra në LibreOffice me ndonjë telefon që përdor Android.

Kjo veçori ishte risi për versionin e fundit të LibreOffice dhe fillimisht ishte në dispozicion vetëm për përdoruesit e sistemit Linux, por gjatë të mërkurës Fondacioni Document, që njëherësh është edhe mirëmbajtësi i LibreOffice, ka lajmëruar që këtë mundësi do të mund ta gëzojnë edhe përdoruesit e të gjitha sistemeve operative për PC.

“LibreOffice Impress Remote tani është në dispozicion për të gjitha platformat – Linux, MacOS dhe Windows,” thuhet mes të tjerash në lajmërimin zyrtar nga Italo Vignoli, i cili është njëri nga themeluesit e Fondacionit Document dhe anëtar i grupit të Bordit të Drejtorëve.

Tani LibreOffice Impress Remote mund të shkarkohet pa pagesë në dyqanin për aplikacione Google Play.

libreoffice-4.0Ky aplikacion përdor Bluetooth në telefonë që kanë sistemin Android 2.3 e më të ri për t’iu mundësuar përdoruesve të LibreOffice që të kenë bashkëveprim me prezantimet e tyre drejtpërdrejt nga pajisjet e tyre me Android.

Pamje të slajdeve, shënime të folësit dhe gjëra të tjera janë në dispozicion përgjatë këtij aplikacioni, duke iu mundësuar përdoruesve të kësaj platforme të lirë dhe të hapur mundësinë që të japin demonstrime, për shembull, duke përdorur një kopje të prezantimeve në pajisjet e tyre.

Më tepër se njëqind vrima janë arnuar me versionin e ri, LibreOffice 4.0.1, që paraqet “një hap drejt procesit të përmirësimit të cilësisë dhe qëndrueshmërisë së përgjithshme të LIbreOffice 4.0,” tha Vignoli. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>