Siguri

Përditësimi i McAfee bllokon qindra kompjuterë anembanë botës

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Përditësimi i McAfee bllokon qindra kompjuterë anembanë botës

Bllokimet thuhet se kanë ndodhur për shkak se është ndezur DAT 5958, që fshin skedarin svchost.exe, duke shtyrë në ristartime të njëpasnjëshme dhe humbje të funksionalitetit të rrjetit.

“Twitteri po çmendet dhe faqja e përkrahjes së McAffe duket se nuk po funksionon. Duket se në punime disa arnime, por ndoshta është tepër vonë. Rezultati final i kompjuterëve të bllokuar mund të arrij shifrën prej mbi 1 milion” shkroi Nilay Patel, nga Engadget.

“Ne veçse kemi dëgjuar se fabrika e Intel është ndikuar gjithashtu, e me të edhe qendrat e thirrjeve Dish Network, dhe jemi të sigurtë se do të ketë raporte edhe për ndikime tjera… Numrat po vazhdojnë të rriten, dhe ata nuk janë të vegjël. 30.000 makina janë bllokuar këtu, 60.000 makina atje”.

Në anën tjetër, McAfee ka konfirmuar se përditësimi është marrë nga serverët e saj të korporatës për shkarkim dhe ka theksuar se konsumatorët nuk do të duhej të ndikohen.

“McAfee është në dijeni se një numër i përdoruesve kanë pranuar gabime false pozitive për shkak të paralajmërimeve jo korrekte gjatë ditës së mërkurë, me 21 prill. Problemi ka ndodhur kur skedari i virusit 5985 (DAT) është lëshuar me 21 prill në ora 2:00 PM GMT+1 (Ora e Paqësorit)”.

Sipas McAffe, ata janë duke bërë hulumtimet të mëtutjeshme dhe se gabimi mund të ketë ndikime të theksuara në performancën e sistemeve që punojnë mbi Windows XP Service Pack 3. “Ekipet e McAffee janë duke punuar me prioritetin më të lartë për të përkrahur konsumatorët e ndikuar dhe planifikojnë të ofrojnë shumë shpejtë një përditësim të skedarit të definimit të viruseve”.

Lajmet e fundit>