Lajmet

Përditësimi i menjëhershëm i aplikacionit Vine lehtëson editimin e videove për Android

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i menjëhershëm i aplikacionit Vine lehtëson editimin e videove për Android

Një prej aplikacioneve më të preferuara për editimin e videove Vine ka vetëm tre javë që është lançuar për sistemin Android.

Pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e shkurtër kompania ka vendosur të përditësojë aplikacionin duke bërë të disponueshme për përdoruesit disa opsione të rëndësishme që nuk ishin përfsirë në lançimin e parë si: kërkimin, përmendjet(mentions) dhe hashtag-et.

Pas lançimit të këtyre përmirësimeve mund të themi se Vine për Android nuk qëndron dhe shumë hapa prapa Vine për iPhone, i cili është lançuar prej kohësh.

Tani do të jetë e mundur që përdoruesit përveç se të regjistrojnë video, do të munden t’i ndajnë ato me miqtë në Facebook, do mund të përdorin hashtag-et dhe përmendjet(mentions) në postimet e njëri-tjetrit.

Sigurisht ka ende përmirësime që duhen shtuar si p.sh suporti për kamerën e vendosur përballë megjithatë duke pasur parasysh përditësimin e parë të lançuar shumë shpejt me siguri dhe opsionet e tjera nuk do të vonojnë shumë derisa të prezantohen.

Përditësimi i Vine për Android 1.1 përfshin përmirësime të cilësisë dhe shpejtësisë së regjistrimit të videove si dhe vihen re disa përmirësime në ndërfaqen e aplikacionit. (PCWorld Albanian)

vine

Lajmet e fundit>