Lajmet

Përditësimi i Play Store përmirëson rekomandimet sociale për aplikacionet Android

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Play Store përmirëson rekomandimet sociale për aplikacionet Android

Pikërisht atëherë kur dukej se përditësimet më të fundit të Android përfunduan, Google njoftoi lançimin e një versioni të përditësuar të dyqanit online të aplikacioneve Play Store i cili ofron për përdoruesit disa opsione të reja.

Sipas uebfaqes së Android Police (http://www.androidpolice.com/) rezulton se Play Store tashmë ofron disa rekomandime të cilat lehtësojnë gjetjen dhe shkarkimin e aplikacioneve më të mira.

Për shembull, Google paralajmëron përdoruesit nëse aplikacioni që dëshirojnë të shkarkojnë përfshin përmbajtje me pagesë ose jo (in-app purchases). Gjithashtu është lehtësuar rishikimi i aplikacionit me shtimin e numrit të yjeve për vlerësim dhe butonave të dedikuar për editim ose fshirje.

Për të nxitur përmirësimin e rekomandimeve sociale është mundësuar kombinimi i pëlqimeve dhe vlerësimeve të aplikacioneve me profilin e përdoruesit në Google + duke ndihmuar kështu miqtë në këtë rrjet social të gjejnë aplikacione të cilat mund të mos i kishin vënë re më parë.

Google ka filluar të bëjë të disponueshëm këtë version të ri të Play Store megjithatë, në qoftë se nuk keni durim të prisni derisa të aktivizohet automatikisht atëherë mund të klikoni në këtë link për t’a siguruar sa më parë. (PCWorld Albanian)

DSC05952wtmk

Lajmet e fundit>