Lajmet

Android Lollipop 5.1 sjell opsione të shumta sigurie

Mar 10 2015
0 Shpërndarje
Android Lollipop 5.1 sjell opsione të shumta sigurie

nexus6motorola-10.pngGoogle ka lançuar përditësimin më të rëndësishën të versionit më të fundit Android që kur ai u lançua në muajin Nëntor. Karakteristika më interesante është një opsion i cili do të kujdeset më shumë për telefonët tanë Android. Bëhet fjalë për funksionalitetin që mbron e telefonin quajtur Device Protection. Ky funksionalitet do të zvogëlojë mundësinë e vjedhjes së telefonit tonë.

Nëse ndodh që telefoni juaj të vidhet, hajdutët nuk do të mund ta aksesojnë atë falë këtij opsioni. Apple prezantoi gjithashtu një opsion të ngjashëm me këtë funksionalitet, njohur si Activation Lock në përditësimin iOS 7 dhe si rezultuat kanë rënë edhe vjedhjet e smartfonave me 40% në San Francisco dhe 25% në New York. Device Protection pritet të ketë të njëjtin efekt për përdoruesit e pajisjeve që përdorin sistemin operativ Android Lollipop.

Përditësimi i ri i sistemit operativ Lollipop ofron gjithashtu mbështetje një numër më të lartë kartash SIM dhe audion me kualitet HD. Mbështetja e disa kartave do të jetë e domosdoshme sidomos për përdoruesit e Android One të cilët përdorin të njëjtin telefon mes pjestarëve të familjes. Përditësimi 5.1 do ti ofrojë përdoruesve një përmirsim në tërësi të performancës të Lollipop. Kompania Google e cilëson këtë përditësim si më ambiciozin të parë ndonjëherë. Edhe pse ky përditësim cilësohet si kaq i mirë, pothuajse shumë pak do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë duke marrë parasysh faktin se adoptimi i sistemit operativ është në masën 3.3%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>