Lajmet

Përditësimi i ri i One Drive përmirëson eksperiencat e menaxhimit të fotove në cloud

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
Përditësimi i ri i One Drive përmirëson eksperiencat e menaxhimit të fotove në cloud

Microsoft-OneDrive-offers-up-extra-free-storage-for-a-total-of-30GB-for-a-limited-timeKompania Microsoft së fundmi ka përditësuar shërbimin e saj cloud, One Drive konkurrent me rivalë si Dropbox dhe iCloud. Tanimë manaxhimi i këtij shërbimi dhe ruajtave e fotove do të jetë më e lehtë për përdoruesin. Kompania ka deklaruar se në javët në vijim ajo do të prezatojnë ndryshime për të importuar fotot automatikisht nga pajisjet të jashtme dhe përdoruesit do të mund ti organizojnë në albume të ndryshme. Ata gjithashtu mund të përdorin opsionin search për të gjetur më shpejt një skedar të caktuar.

One Drive deri më sot ka qënë i aftë të ngarkojë fotot direkt në cloud nga pajisjet Android, iOS dhe Windows. Por ky përditësim sjell dhe transferimin e skedarëve nga kamerat dhe USB-të drejt One Drive të cilat më pas mund ti aksesoni dhe në kompjuterin tuaj. One Drive do të përdorë tekonologjinë e kërkimit të Bing Search duke i dhënë mundësi përdoruesve të kërkojnë për një skedar të Office ose PDF, me anë të një fraze teksti që gjendet brenda skedarit madje të kërkojnë edhe fotot në bazë të vendodhjes. Çdo foto mund të etikohet, këtë gjë mund ta bëjë One Drive automatikisht por edhe vet përdoruesi.

Kompania gjithashtu ka ndryshuar gjithashtu hapsirën e magazinimit të One Drive e cila ofrohet falas duke e rritur atë nga 15GB në 30GB. Hapsirë kjo e cila është më e madhe se ajo që ofrojnë rivalët e One Drive. Kjo hapësirë e ndërthurur me ndryshimet rreth ngarkimit, organizimit dhe kërkimit të skedarëve po e bën One Drive të Microsoft një sistem më të lehtë për tu përdorur dhe manaxhuar si dhe një opsion perfekt para Dropbox dhe iCloud. (PCWorld Albanian)

Tags >

OneDrive
Lajmet e fundit>