Lajmet

Përditësimi i WhatsApp ju lejon të çaktivizoni opsionin e njoftimit për mesazhin e lexuar

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i WhatsApp ju lejon të çaktivizoni opsionin e njoftimit për mesazhin e lexuar

whatsapp_no_blue_ticksPak kohë më parë në shërbimin WhatsApp u prezantua një veçori e re tek aplikacioni i saj për mesazhe, e cila u jep mundësi përdoruesve të kuptojnë nëse mesazhi i tyre është lexuar apo jo. Krijimi i kësaj veçorie të re solli reagime të ndryshme tek përdoruesit. Kishte nga ata që e pëlqyen këtë cilësi të re, e disa të tjerë nuk ishin dakord me të, madje e akuzuan WhatsApp-in për mungesë të privatësisë së përdoruesve në aplikacion.

Për të gjithë ata përdorues që nuk ishin dakord me këtë veçori të re, kemi një lajm shumë të mirë: Versioni më i ri i WhatsApp-it për Android (versioni 2.11.44) ju lejon të çaktivizoni këtë veçori të re tek menuja “Settings”. Me çaktivizimin e saj, përdoruesit nuk do të kenë mundësi më të shohin nëse mesazhi është lexuar apo jo. Kjo vlen si për marrësit e mesazhit ashtu edhe dërguesit e tij. Kështu, nëse ju çaktivizoni këtë veçori, nuk do të keni mundësi të shihni vijat blu edhe kur ju dërgoni një mesazh.

Sa i përket bisedave në grup, nuk do të ndryshojë asgjë, pasi pjesëtarët e grupit do të kenë mundësi të shohin nëse mesazhi është parë. Për momentin kjo veçori është e limituar vetëm në aplikacionin në pajisjet Android, por shpresojmë që nuk do të vonojë shumë që të vijë edhe tek pajisjet iOS dhe Windows Phone. Për ta çaktivizuar njoftimin për mesazhet e duhura ju duhet të shkoni në konfigurimet>Account>Privacy. Në seksionin Privacy çaktivizoni shërbimin Read Receipts. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>