Lajmet

Përditësimi i Windows Phone 8.1 do të sjellë Cortanën edhe në shtete të tjera përveç SHBA-ve

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i Windows Phone 8.1 do të sjellë Cortanën edhe në shtete të tjera përveç SHBA-ve

gsmarena_001 (1)Microsoft së shpejti do të bëjë të disponueshme përditësimin e radhës në Windows Phone, i quajtur Windows Phone 8.1 Update 1, duke sjellë edhe veçori të reja. Një nga ndryshimet më madhore nuk është një veçori e re, por një përditësim i një veçorie ekzistuese.

Cortana, që u prezantua në Windows Phone 8.1 është asistenti virtual i Microsoft-it në platformën e tij mobile dhe do të jetë i disponueshëm në tregje të tjera jashtë SHBA-së. Cortana tani mund të akesohet në Kinë, në Britani në versionin Beta, ndërsa në Kanada, Indi dhe Australi në versionin Alpha.

Për versionin kinez Microsoft i ka bërë disa ndryshime Cortanës. Ajo do të quhet Xiao Na dhe do të ketë një formë alternative me pamje vizuale të ndryshme. Në Britani Cortana do të ketë një zë me shqiptimin britanik.

Në SHBA Cortana do të përditësohet me mbështetje për më shumë njohje të rasteve të shqiptimit së bashku me disa përmirësime për biseda personale. Përveç përditësimeve në Cortana, Update 1 do të sjellë edhe veçori të reja gjithashtu me mbështetje për folderët në ekranin Start si dhe përmirësime të performancës. Windows Phone Update 1 do të jetë e disponueshme për zhvilluesit nga java e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>