Lajmet

Përditësimi i Windows Phone 8 pritet të sjellë suport për Radio FM

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Windows Phone 8 pritet të sjellë suport për Radio FM

windows phone 8Sipas The Verge, Microsoft-i po përgatit një përditësim për Windows Phone 8 që do të shtojë suportin për radio FM në Nokia Lumia 820, Nokia Lumia 920 dhe pajisje të tjera të ngjashme.

Nga ana tjetër, Nokia pritet të shtojë një tjetër përditësim përmes së cilit përdoruesit mjafton të prekin dy herë ekranin për ta “zgjuar” atë nga gjendja standby.

Windows Phone 7 e suportonte radion FM, por çuditërisht kjo karakteristikë nuk u shfaq në pajisjet e reja me Windows Phone 8, prandaj për përdoruesit e kësaj të fundit ky është lajm i gëzueshëm.

E vetmja gjë që u mbetet përdoruesve të WP8 për momentin janë shërbimet muzikore si Spotify, Pandora, apo Nokia Music.

Sipas The Verge, përditësimi i ri do të vijë gjatë muajve të ardhshëm së bashku me një sërë karakteristikash të reja që lidhen veçanërisht me opsionet e kontrollit të muzikës apo ngjyrave të profileve për ekranin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>