Lajmet

Përditësimi iOS 8.2 nga dita e sotme është i disponueshëm për tu shkarkuar

Mar 10 2015
0 Shpërndarje
Përditësimi iOS 8.2 nga dita e sotme është i disponueshëm për tu shkarkuar

bc8b171331d90924373642db77d0d96d633fe41bPasi e mbajti peng lançimin e versionit të ri të sistemit të saj operativ për një kohë të gjatë, Apple ditën e djeshme gjatë eventit të Apple Watch ka bërë të ditur se tanimë versioni iOS 8.2 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga çdo iPhone dhe iPad. Siç mësuam nga një raport i publikuar ditë më parë, ky version sjell përmirsime të stabilitetit dhe korigjime problemesh. Gjithashtu sjell disa karakteristika dhe përmirsime të aplikacionit Health, dhe ofron mbështetjen për orën inteligjente Apple Watch së bashku disa ndryshime të tjera në sfond më pak të dallueshme.

iOS 8.2 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga të gjithë dhe mund ta gjeni duke naviguar tek menuja “General” dhe shfrytëzuar funksionalitetin “Software Update”. Nëqoftëse nuk keni hapsirë të mjaftueshme për ta shkarkuar atë, provoni ta shkarkoni nga iTunes. Sa për përshtatshmërinë, iOS 8.2 do të jetë pjesë e iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPhone 4S, iPad Touch, iPad Air 2, iPad Mini 3, iPad Air, iPad Mini 2, iPad 2 dhe iPod-ët e gjenereratës së tretë, së katërt dhe së pestë.

Konkretisht përmirësimet në aplikacionin Health përfshijnë shtimin e aftësisë për të zgjedhur njësinë matëse të temperaturës, peshës, lartësisë, distancës, glukozës si dhe një stabilitet të lartë kur bëhet fjalë për një sasi të madhe të dhënash, mbështetjen për aplikacionet e palës së tretë për të parë seanca ushtrimesh, rregullimin e njësive të vitaminave dhe mineraleve, shton nivelin e privatësisë etj. Gjithashtu ky përditësim shton stabilitetin e aplikacionit Mail, muzikës si dhe risi në shërbimin e hartave etj. Veç këtyre përmirsimeve iOS 8.2 korrigjon dhe disa probleme të vogla në aplikacionet përbërëse të iPhone apo iPad. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>