Lajmet

Përditësimi i katërt madhor i Windows 10-ës debuton më 17 Tetor

Sep 2 2017
0 Shpërndarje
Së bashku me të do të vijë edhe fundi i epokës së lavdishme të Outlook Express. Gjithashtu do të jemi dëshmitar të largimit edhe të aplikacionit origjinal Paint. Përditësimi i katërt madhor i Windows 10-ës debuton më 17 Tetor

Përditësimi madhor i radhës ka një datë zyrtare debutimit: 17 Tetor. Çfarë do të thotë kjo përveç një backup më të datës 16 Tetor?

Përditësimi i Krijuesve të Windows 10

Muajin e ardhshëm Microsoft ka përgatitur lëshimin e një morie përditësimesh në sistemin operativ të dytë më popullor në botë.

Gjatë aktivitetit të IFA-së që po mbahet në Berlin në datat 2-6 Shtator, zëvendës presidenti i Windows-it dhe Pajisjeve Terry Myerson konfirmoi ditën kur përditësimi do të fillojë të dërgohet tek përdoruesit.

Së bashku me të do të vijë edhe fundi i epokës së lavdishme të Outlook Express. Gjithashtu do të jemi dëshmitar të largimit edhe të aplikacionit origjinal Paint.

Nisur nga reagimet e ashpra të përdoruesve, aplikacioni nuk do të hiqet plotësisht por veçoritë e tij më të mira do të kalojnë në Paint 3D, pasardhësin e tij.

Por mbase përditësimi më me rëndësi është mbështetja për realitetin virtual dhe pajisjet e saj. Microsoft e quan mbështetjen platforma Mixed Reality dhe do të jetë e disponueshme për pajisjet Acer, Dell, Lenovo dhe HP që fillojnë shitjet po atë ditë.

Ndryshe nga HTC Vive dhe Oculus Rift, këto pajisje nuk kanë nevojë për aksesorë shtesë por mjafton ti lidhini direkt me kompjuterin për HDMI ose kabllit USB.

Pajiset do të funksionojnë edhe me SteamVR.

Përveç atyre që u thanë më lart, një tjetër risi do të jetë “OneDrive Files On-Demand,” si dhe elementët e parë të dizajnit Fluent. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>