Lajmet

Përditësimi i Krijuesve do të jetë i disponueshëm më 5 Prill për përdoruesit e avancuar

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Por Microsoft tha ditën e Enjte se përdoruesit e avancuar kanë mundësi të instalojnë që nga datat 5 Prill, pothuajse një javë përpara datës 11. Përditësimi i Krijuesve do të jetë i disponueshëm më 5 Prill për përdoruesit e avancuar

Zyrtarisht data 11 Prill do të jetë dita kur Microsoft fillon dërgimin e Përditësimit të Krijuesve në Windows 10 për kompjuterat personalë.

Por Microsoft tha ditën e Enjte se përdoruesit e avancuar kanë mundësi të instalojnë që nga datat 5 Prill, pothuajse një javë përpara datës 11.

Por çfarë nënkupton Microsoft me termin përdoruesi i avancuar? Microsoft thotë se përdorues i avancuar është secili prej jush që merr iniciativën për ta shkarkuar manualisht përmes Update Assistant dhe jo të presë deri Microsoft ta bëjë të disponueshëm përditësimit përmes Windows Update.

Microsoft gjithashtutha se Përditësimi i Krijuesve për telefonët do të dërgohet në datën 25 Prill. Sigurisht ky përditësim do të jetë i mundur vetëm në faza. /PCWorld Albanian

Axhenda e Përditësimit të Krijuesve të Windows 10-ës do të jetë si mëposhtë:

  • 29 Mars: Microsoft konfirmon se ndërtimi aktual eksperimental është Përditësimi i Krijuesve
  • 5 Prill: Përdoruesit e Windows 10-ës mund të shkarkojnë përditësimin manualisht përmes Update Assistant
  • 11 Prill: Microsoft dërgon Përditësimin e Krijuesve për kompjuterat personalë
  • 25 Prill: Microsoft dërgon Përditësimin e Krijuesve për telefonët Windows

Lajmet e fundit>