Lajmet

Përditësimi i Krijuesve të Windows 10-ës debuton më 11 Prill

Mar 29 2017
0 Shpërndarje
Do të jetë ndërtimi 15063 ai i cili pritet të publikohet për pjesën më të madhe të përdoruesve nga 11 Prilli. Përditësimi i Krijuesve të Windows 10-ës debuton më 11 Prill Photo Source: TechCrunch

Zyrtarët e Microsoft konfirmuan ditën e sotme në një postim në blog se Përditësimi i Krijuesve do të filloj të dërgohet tek përdoruesit nga data 11 Prill.

Do të jetë ndërtimi 15063 ai i cili pritet të publikohet për pjesën më të madhe të përdoruesve nga 11 Prilli.

Prej muajsh Microsoft ka testuar Përditësimin e Krijuesve jo vetëm brenda kompanisë po tashmë edhe me programin e njohur të testimit Windows Insider. Përditësimi do të jetë i dyti i një rëndësie të lartë pas atij të Përvjetorit.

Përditësimi i Krijuesve pritet të sjellë një sërë veçorish të reja për konsumatorët si Game Mode, Beam Game, Windows Mix Reality, Paint 3D si dhe përmirësime të shumta në shfletuesin Edge si mbështetja për librat elektronike ebook, menaxhim të më të lehtë të tabeve etj.

Natyrisht do të përmbajë përditësime të shumta sigurie dhe rregullime gabimesh e përkthyer në performancë më të lartë në terësi. Gjithashtu përdoruesit e biznesi do të kenë në dispozicion mjetet për shtyrë dhe ndaluar përditësimet.

Përditësimi i Krijuesve do të jetë falas për të gjitha ata që janë në Windows 10. Microsoft nuk ka dhënë ende detaje për koston e përditësimit nëse shitet më vehte. Do të publikohen katër versione të përditësimit të krijuesve: Windows 10 Home, Pro, Enterprise dhe Education. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>