Lajmet

Përditësimi i Krijuesve të Windows 10-ës po shkon për mrekulli thotë Microsoft

May 26 2017
0 Shpërndarje
Sipas gjigandit të sistemit operativ, përditësimi ishte në ekpansion të vërtetë gjatë muajit Maj ndjekur nga një përditësim cilësie i cili rregulloi problemet me Bluetooth-in. Përditësimi i Krijuesve të Windows 10-ës po shkon për mrekulli thotë Microsoft

Microsoft zgjodhi ditën e sotme për të treguar progresin e bërë me Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës i cili u lançua zyrtarisht më 11 Prill.

Sipas gjigandit të sistemit operativ, përditësimi ishte në ekpansion të vërtetë gjatë muajit Maj ndjekur nga një përditësim cilësie i cili rregulloi problemet me Bluetooth-in.

Përditësimi i Krijuesve do të lançohet në faza në mbarë botën duke filluar së pari me pajisjet e reja pastaj e ato të vjetra. Do të duhen ca muaj përpara se 500 milion pajisje Windows 10 të përditësohen.

Sipas ekzekutivt John Cable, “gjërat po shkojnë për mrekulli.” Sakaq përditësimi për telefonët filloi më 24 Prill dhe do të ofrohet në një total prej 11 modelesh që nga HP Elite X3 tek modelet Lumia.

Nisur nga të dhënat që posedon firma analitike AdDuplex, Përditësimi i Krijuesve ka arritur 18% të kompjuterave Windows 10. Ndërsa 3/4 e tyre vijojnë të qëndrojnë në Përditësimin e Krijuesve.

Microsoft gjithashtu po inkurajon përdoruesit të ofrojnë sa më shumë feedback për versionin e ri për aplikacionin Feedback Hub. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>