Lajmet

Përditësimi masiv New Android i Google do të vijë së shpejti në Galaxy S5

Jan 18 2015
0 Shpërndarje
Përditësimi masiv New Android i Google do të vijë së shpejti në Galaxy S5

GoogleVetëm pak javë pasi Samsung filloi të lançonte përditësimin Lillopop për përdoruesit e Galaxy S5 në Poloni dhe Spanjë, raportet zbulojnë se ky përditësim është i disponueshëm dhe në Mbretërinë e Bashkuar që nga data 13 janar. Akoma nuk ka informacion se kur do të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, por duket se Samsung po fillon ta përhapë masivisht përditësimin Lollipop.

Në një raport të zbuluar nga një e-mail i Samsung në dhjetor, kompania supozonte se do të lançonte sistemin operativ Lollipop për shumë pajisje në muajin janar duke përfshirë këtu dhe pajisjet në Shtetet e Bashkuara. Android 5.0 Lollipop është cilësuar si përditësimi më i rëndësishëm i Google.

Kompania prezantoi dhe një pamje të re Material Design e cila fokusohet në ngjyrat e lehta dhe animacione. Por Lollipop nuk sjell inovacion vetëm përsa i përket pamjes së jashtme. Ka dhe shumë karakteristika të reja që do të sjellin më shumë siguri dhe të aftë për të punuar efektivisht në pajisje të ndryshme duke përfshirë këtu dhe orta inteligjente dhe televizionet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>