Lajmet

Përditësimi me të meta i Kaspersky pengon përdoruesit të aksesojnë internetin

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi me të meta i Kaspersky pengon përdoruesit të aksesojnë internetin

Të hënën, një përditësim me të meta i antivirusit nga Kaspersky Lab pengoi shumë nga perdoruesit të aksesojnë internetin në kompjuterët e tyre.

Administratorët e sistemeve të cilët përdorin Kaspersky Endpoint Security (KES) në rrjetet e korporatave ku punojnë filluan të reklamojnë problemin në forumin për mbështetje të Kaspersky.

“Unë kam rreth 12,000 makina që përdorin KES8 dhe fillova të marr thirrje pa fund duke thënë se kishin probleme për te aksesuar web faqe të ndryshme,” raportoi një përdorues me nofkën bradb21.

Përdoruesit e tjerë konfirmuan problemin dhe u munduan që ta zgjidhin vetë. Disa raportuan se kishin pasur sukses pas nxjerrjes nga funksioni të komponentit për mbrojtje të uebit ose komponentit te monitorimit të produkti për porten 80, 443 dhe portat e tjera të proxy WEB-it.

Më vonë përdouresit bënë publike reagimet që kishin marrë nga përfaqësuesit e mbështetjes teknike të kompanive të tyre. Kjo përfshinte një rekomandim që përkohësisht të nxirret jashtë funksioni antivirusi i WEB, në kompjuterët që shfaqnin probleme nëpërmjet konsolës për menaxhim, ti forconin për të kryer një përditësim të ri dhe të ri-vënë në funksionim antivirusin e web-it.

Sulmi keqdashës sulmon serverët e Java-s

Shumica e përdoruesve raportuan që problemi u manifestua vetëm në sistemet Windows XP. Sidoqoftë, përditësimi me të meta nuk preku vetëm produktet për biznes të antivirusit, por edhe individët. (PC World Albanian)

KASPERSKY

Lajmet e fundit>