Lajmet

Përditësimi në Yahoo Mail vjen edhe për Android

May 17 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi në Yahoo Mail vjen edhe për Android

79475887-786x305Në më pak se një muaj pas lëshimit në iOS, Yahoo ka përditësuar aplikacionin e saj Yahoo Mail për Android më disa veçori që nuk kanë të bëjnë me e-mail-in. Ju mund ta shkarkoni versionin e ri nga Google Play. Ngjashëm me përditësimin në iOS, aplikacioni i ri Android tashmë nuk shfaq postën tuaj Yahoo Mail.

mailandroid1_300Tashmë përfshin një “Top Bar” me ikonat për Mail, All Stories, dhe Today. Asgjë nuk ka ndryshuar në tabin e parë. Tabi i dytë ka një pamje të personalizuar lajmesh që shfaq çdo gjë që nga gossip deri tek lajmet politike. Tabi i tretë shfaq motin, rezultatet e ndeshjeve, lajmet kryesore si dhe imazhet dhe videot popullore përmes Flickr.

mailandroid2_300Yahoo thotë se kanë përfshirë disa veçori që janë unike për Android, por që për fat jo të mirë nuk dhanë detaje rreth këtyre. Siç vumë re muajin e kaluar, veçoritë e reja duket të jenë një version i thjeshtë asaj cfarë Google Noë dhe Bing ofrojnë dhe për momentin janë të limituara vetëm në SHBA. Yahoo nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse i ka përmbledhur të gjitha këto në Yahoo Mail dhe jo Yahoo Search përveç faktit se Yahoo Mail ka më shumë përdorues. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>