Lajmet

Përditësimi përfundimtar i serive LibreOffice 3.6 tani në dispozicion për shkarkim

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi përfundimtar i serive LibreOffice 3.6 tani në dispozicion për shkarkim

liberOfficeNjë lëshim i ri i platformës me burim të hapur LibreOffice tani është në dispozicion për shkarkim. LibreOffice 3.6.7 u lajmërua nga Fondacioni Document dhe është versioni më i fundit i qëndrueshëm dhe me arnimet e vrimave deri tani të njohura në seritë 3.6.x.

Ky version i përditësuar vjen pas lëshimit gjatë muajit të kaluar të LibreOffice 4.0, që është pasardhës i linjës 3.x. Mbi 50 vrima janë ngjeshur, duke përfshirë paraqitjet e çuditshme bezdisëse me kutitë për përzgjedhje në Writer dhe përditësimi zgjidh një problem me ucpgvfs1.uno.so në disa versione të Linux-it në të cilat LibreOffice do të dështonte që të hapej.

Së bashku me këtë përditësim përfundimtar, Fondacioni Document është duke i ftuar përdoruesit që të bëjnë një vëzhgim të veçorive të ardhshme të LibreOffice 4.1. LibreOffice 3.6.7 mund të shkarkohet pa pagesë nga uebfaqja e LibreOffice. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>