Lajmet

Përditësimi radhës në Viber sjell ndryshime të reja për telefonët Windows

Jan 27 2015
0 Shpërndarje
Përditësimi radhës në Viber sjell ndryshime të reja për telefonët Windows

viber-43-lumia-930-heroAplikacioni popullor i mesazheve, Viber, sapo është përditësuar në versionin 4.4.0.0 e cila ka sjellë një sërë karakteristikash të reja. Një ndër to është edhe bllokimi i një kontakti në këtë shërbim. Gjithashtu e përfshirë në këtë përditësim ishte edhe lajmërimi për një mesazh të ri në momentin që ju jeni duke komunikuar me dikë, si edhe figura të reja të cilat shprehin emocione. Natyrisht që rregullimet e performances së aplikacionit nuk mungojnë në asnjë përditësim.

Këtu kemi një listë ndryshimesh të reja që ka sjellë ky përditësim:

– Mundësinë për të bllokuar konakte në shërbim.

– Shtimi i treguesëve për mesazhet e reja në bisedë.

– Figura të reja emocionesh.

– Përmirësime në performancën e aplikacionit.

Me më tepër se 460 milion përdorues në mbarë botën, Viber është një nga aplikacionet më të përdorur për shkëmbim mesazhesh. Shkarkojeni përditësimin në këtë lidhje në vijim dhe na bëni me dije lidhur me mënyrën se si ju duken juve këto ndryshime që ka sjellë ky përditësim.

(PCWorld Albanian)

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>