Lajmet

Përditësimi i ri iPhone rrit transparencën e privatësisë

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Përditësimi më i fundit i softuerit nuk ndryshon sasinë e të dhënave që mblidhen, por ekranet e reja të informacionit për privatësinë do të shfaqen kur njerëzit përdorin për herë të parë disa aplikacione të krijuara nga Apple. Përditësimi i ri iPhone rrit transparencën e privatësisë

Apple ka përditësuar sistemet operative të iOS, MacOS dhe tvOS për t’u dhënë njerëzve më shumë informacion se si mblidhen dhe përdoren të dhënat e tyre personale. Pas përditësimit, klientët do të shohin ekranet e reja të informacionit kur përdorin aplikacionet Apple  që mbledhin të dhëna personale, të tilla si App Store.

Ndryshimi vjen përpara rregullave të reja të BE për mbrojtjen e të dhënave, të cilat hyjnë në fuqi më 23 Maj. Apple ka në plan të lejojë që njerëzit të shkarkojnë të dhënat që janë ruajtur për to.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR) forcon kërkesat për mënyrën se si organizatat merren me të dhënat e publikut dhe vendos dënime më të ashpra për shkeljet. Apple ka promovuar më parë shërbimet e saj dhe smartphone-t si të fokusuara në privatësi.

Përditësimi më i fundit i softuerit nuk ndryshon sasinë e të dhënave që  mblidhen, por ekranet e reja të informacionit për privatësinë do të shfaqen kur njerëzit përdorin për herë të parë disa aplikacione të krijuara nga Apple.

Përmes njoftimit do të shfaqet informacion i detajuar rreth asaj se cilat të dhëna po mblidhen dhe si po  përdoren. Megjithatë, konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të ndërpresin mbledhjen e disa llojeve të të dhënave. Për shembull, ata nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacione falas nga App Store pa krijuar së pari një llogari Apple ID.

Apple gjithashtu planifikon të lëshojë mjete të reja në Maj që do t’i lejojnë klientët të:

  • shkarkojnë një kopje të të gjitha të dhënave që Apple  mbledh për  ta, duke përfshirë fotot, videot dhe rezervimet e iCloud.
  • çaktivizojnë përkohësisht ID-të e tyre të Apple, ç’ka do të ndalojë përpunimin e të dhënave nga Apple.
  • fshijnë përgjithmonë ID-në e tyre të Apple, e cila  do të fshijë të gjitha të dhënat brenda 30 ditëve.

Grupi i të Drejtave të Hapura për privatësinë  i mirëpriti ndryshimet. “Përcaktimi i parametrave më transparente të privatësisë dhe dhënia  më shumë e kontrollit të njerëzve është më e mirë. Kjo ndodh sepse kompanitë po kontrollojnë se çfarë po bëjnë para se të fillojnë rregullat e reja të mbrojtjes së të dhënave”, tha Jim Killock.

“Rregullat e reja kanë i detyruar të gjithë të bëjnë ndryshime, duke përfshirë disa nga kompanitë më të mëdha amerikane. Kjo është një fitore për privatësinë dhe kjo tregon se ne mund të fitojmë përmirësime nëse qeveritë dëgjojnë shqetësimet e njerëzve  për privatësinë”. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>