Lajmet

Përditësimi Sense 6.0 vjen për HTC One M7

May 17 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi Sense 6.0 vjen për HTC One M7

htc-one-in-handGjatë kësaj jave mësuam se HTC One M7 do të merrte përditësimin Sense 6.0 në Kanada për pajisjet e zhbllokuara si dhe ato të bllokuara nga kompanitë celulare. U përfol se shumë shpejt edhe në tregun amerikan do të vinte ky përditësim, dhe doli që ishte e vërtetë.

Duke folur në Twitter, menaxheri i produkteve tek HTC-ja Leigh Momii zbuloi se përditësimi po vinte në edicionet Developer dhe HTC One M7 të zhbllokuara. Ndërkohë që përdoruesit që kanë HTC One M7 nga kompanitë celulare do të mbesin jashtë kësaj fushate përveç Kanadasë për momentin.

Por çfarë është e re në këtë përditësim 668 MB? Sipas listës së ndryshimeve, flitet të ketë një ndërfaqe të re për Galerinë dhe aplikacionet e kamerës, që do të përfshijë edhe disa ndryshme dhe përmirësime të saj në M8, megjithëse do të ketë disa kufizime dhe kjo për shkak të diferencave në harduer mes M7 dhe M8. Lista gjithashtu përmend edhe përmirësimet e Blinkfeed, mbështetje më të mirë për temat, si dhe modalitetin ekstrem të ruajtjes së jetëgjatësisë së baterisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>